Tuesday, 4. August 2026
Sport

Liga e Parë nis më 17 gusht, përcaktohen ekipet në grupin A dhe B

GS 24/07/2024 2 Min. Lesezeit

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka bërë të ditur se tashmë janë caktuar ekipet që do të garojnë në dy grupet e Ligës së Parë.

Edhe këtë sezon, Liga e Parë do ta ketë Grupin A dhe B, të cilët përbëhen prej dhjetë ekipeve që do të luftojnë për inkuadrim në Superligë për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, sezoni 2024/25 do të jetë i fundit me dy grupe pasi prej sezonit 2025/26 do të jetë një ligë e përbashkët.

Grupi A i Ligës së Parë, përbëhet nga Besa Peja, Drenica, Istogu, Liria, Mitrovica, Rahoveci, Rilindja 74, Trepça, Trepça ’89 dhe Vëllaznimi.

Ndërkohë, pjesë e Grupit B janë: 2 Korriku, Dinamo, Flamurtari, Fushë Kosova, KEK-u, Kika, Prishtina e Re, Ramiz Sadiku, Vjosa dhe Vushtrria.

FFK-ja, ka bërë të ditur se sezoni i ri në Ligën e Parë do të nis më datën 17 gusht, shtatë ditë pas Superligës.

Po ashtu, FFK-ja të gjitha skuadrave në Ligën e Parë u ka dëshiruar suksese. Shorti për Ligën e Parë, pritet të tërhiqet së shpejti ndërsa ndeshjet do të jenë tejet interesante.

 

 

Teilen: