Thursday, 30. April 2026
Sport

Liga e Parë, xhiro e radhës të premten dhe shtunën

GS 25/09/2025 1 Min. Lesezeit

Xhiroja e nëntë e Ligës së Parë të Kosovës në futboll, nis të premten dhe përfundon të shtunën, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës.

Prej nëntë ndeshjeve, vetëm një do të luhet të premten kurse tetë tjera të shtunën por në orarin e njëjtë.

Ndeshja hapëse e kësaj xhiroje është ajo midis Tefik Çangës dhe 2 Korrikut, e cila luhet në Ferizaj me fillim nga ora 15:00.

Edhe duelet tjera të kësaj xhiroje, por që zhvillohen të shtunën do të startojnë prej orës 15:00.

Megjithatë, derbi i xhiros është ai ndërmjet Dinamo Cityt dhe Trepçës, ekipe këto që renditen në pozitat pesë dhe gjashtë.

Ndërkohë, çiftet tjera të kësaj xhiroje, janë: Besa – Trepça ’89, Kika – Vëllaznimi, Suhareka – Ramiz Sadiku, Rilindja – Prizreni, Liria – Istogu, Vjosa – Feronikeli ’74 dhe KEK-u – Vushtrria.

 

Teilen: