Dy ditët e vikendit, do të jenë të mbushura me ndeshje të futbollit, të cilat i takojnë xhiros së parë në sezonit të ri në Ligën e Parë të Kosovës.
Plot, nëntë ndeshje do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën, duke filluar nga ora 16:30, ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të enjten.
Liga e Parë, pritet të jetë interesante edhe në sezonin 2026/27, duke pasur parasysh se skuadrat pjesëmarrëse janë përforcuar dhe synojnë promovimin në Superligë për sezonin e ardhshëm.
Të shtunën nis sezoni i ri në Ligën e Parë, me dy ndeshje: Tefik Çanga – Vëllaznimi dhe Suhareka – Istogu pasi shtatë duelet tjera, janë në program të dielën.
E të dielën, janë edhe duelet derbi të kësaj xhiroje: Liria – Ferizaj dhe Prishtina e Re – Trepça ’89, që pritet të kenë shikueshmëri dhe rivalitet të madh në fushë.
Dinamo – Rilindja 1974, Besa – Vjosa, Lepenci – 2 Korriku, Trepça – Mitrovica, Kika – Ramiz Sadiku janë duelet tjera të xhiros së parë.