• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Liga e Serisë A nuk e sheh Interin kampion, nuk ka ceremoni me trofeun nëse ndodh mrekullia në javën e fundit

20/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Titulli kampion në Serinë A do të vendoset vetëm në javën e fundit, me Napolin që ka një pikë avantazh ndaj Interit dhe në teori, edhe mund ta humbasë atë. Por pakkush mendon se kjo do të jetë e mundur pasi në ndeshjen e fundit luan në shtëpi ndaj Kaljarit, një skuadre e cila ka siguruar qetësisht mbijetesën në elitë.

GHP_SERIE-A_16-9

Ndaj për thuajse të gjithë është e sigurt se trofeu do të shkojë në Napoli për herë të dytë në tre vitet e fundit dhe këtë bindje kanë edhe në Ligën e Serisë A. Organizatorët e aktivitetit, kanë përgatitur për këtë të premte vetëm një ceremoni për dorëzimin e trofeut të titullit, atë në stadiumin “Maradona” të Napolit.

Pra me pak fjalë nëse ndodh mrekullia për Interin dhe titulli kampion përfundon në duart e zikaltërve, ata do të mbyllin kampionatin në fushën e Komos pa trofeun që në teori duhej t’i dorëzohej menjëherë pas fundit të aktivitetit. Nëse ndodh e papritur, Liga e Serisë A ka vendosur të zhvillojë një ceremoni në ditë tjetër.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Liverpuli nuk ndalet, kampionët bëjnë gati 45 milionë paund për… Kerkez

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.