• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Liga Unike e femrave luan javën e 8-të

13/03/2024
in Basketball
Share on FacebookShare on Twitter

Veprimtaria mbarëkombëtare midis Shqipërisë dhe Kosovës në basketboll për femra vijon fazën e saj të grupeve dhe të martën në mbrëmje janë luajtur të 3 takimet e javës së saj të 8-t. Takimi i sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, ka qenë derbi i kryeqytetit midis Partizanit dhe Tiranës. Në fakt, 10-minutëshi i parë ka qenë në barazpeshë, me të dyja skuadrat që i kushtojnë më tepër vëmendje mbrojtjes dhe, për rrjedhojë, ky fraksion loje u mbyll në barazim 14-14.

Por 10-minutëshi i dytë ka parë Tiranën e trajneres Mirza Alibegaj të mbizotërojë dhe ta fitojnë atë me 23-16, duke shkuar kështu në pushimin e madh midis dy gjysmave me 7 pikë epërsi, 37-30. Një epërsi që Tirana do ta thellojë edhe më tepër në 10-minutëshin e 3-të, të cilin e mbizotëron dhe e fiton bindshëm, me shifrat  26-16.

Skuadra e Alibegajt ka kryesuar kështu pas një gjysmë ore lojë me 17 pikë epërsi, 63-46 dhe, ndonëse ekipi i homologes Erta Bujari e fiton 10-minutëshin e 4-t dhe të fundit me shifrat 19-15, është shumë pak dhe shumë vonë, pasi Tirana e fiton gjithë takimin me rezultatin 70-58 dhe konsolidohet në vendin e 3-të të renditjes me 12 pikë, dy më pak sesa Prishtina e vendit të dytë.

Kjo e fundit u mund 62-66 në shtëpi nga Bashkimi i Prizrenit, që mban kreun me pikë të plota, 16, pas 8 ndeshjesh. Penza mban vendin e 4-të, me 11 pikë, pasi mundi me përmbysje 81-74 në Vlorë Flamurtarin, që mban vendin e parafundit me 10 pikë, një më tepër sesa Partizani i vendit të fundit.

 

Next Post

“Presingu i Napolit nuk funksionoi ndaj Barcelonës”, Rrahmani flet pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.