Tuesday, 17. March 2026
Sport

Liga Unike në RTSH/ Bashkimi mposht Flamurtarin dhe kualifikohet në finale

GS 17/03/2026 1 Min. Lesezeit

Bashkimi ka mposhtur 81-63 Flamurtarin dhe ka siguruar një vend në finalen e këtij edicioni të Ligës Unike në basketboll për femra.

Skuadra nga Prizreni ka nisur shumë mirë ndeshjen, duke dominuar periodën e parë të cilën e fitoi me rezultatin 22-13. Flamurtari fitoi minimalisht 13-12 periodën e dytë, ndërsa e treta përfundoi në barazim 24-24.

Bashkimi thelloi epërsinë në periodën e fundit të cilën e fitoi me rezultatin 23-13. Vajzat nga Prizreni fituan të gjithë takimin me rezultatin 81-63 dhe u kualifikuan në finalen e madhe, aty ku i pret Peja, që eliminoi Tiranën.

Finalja e madhe e Ligës Unike për femra do të luhet nesër në orën 19:30 dhe do të transmetohet në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Teilen: