Peja është finalistja e parë e Ligës Unike në basketboll për femra, pasi ka mposhtur me rezultatin 86-78 Tiranën në gjysmëfinalen, që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport.
Tirana fitoi periodën e parë me rezultatin 25-21, por më pas Peja reagoi duke fituar me të njëjtin rezultat (25-21) periodën e dytë. ekuilibër i plotë në periodën e tretë që përfundoi në barazim 22-22. Diferenca u bë në periodën e fundit, që u dominua nga Peja dhe u fitua me rezultatin 18-10.
Skuadra kosovare fitoi gjithë takimin me rezultatin 86-78 dhe siguron një vend në finalen e madhe të këtij edicioni të Ligës Unike për femra.
Në orën 19:30 do të luhet gjysmëfinalja tjetër mes Bashkimit dhe Flamurtarit, që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH 2.