• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Liga Unike njeh dy finalistet

01/04/2024
in Basketball
Share on FacebookShare on Twitter

Pas gjysmëfinales së parë, të luajtur më herët, është luajtur më vonë të hënën më mbrëmje edhe gjysmëfinalja e dytë e Ligëps Unike të basketbollit për femra, ajo midis Prishtinës dhe Penzës së Pejës. Këto dy ekipe të Kosovës e mbyllën sezonit të rregullt të veprimtarisë së përbashkët të basketbollit për femra, aty ku morën pjesë 6 skuadrat më të mira të të dy anëve të kufirit shqiptar, përkatësisht në vendin e dytë dhe të 3-të.

Dhe ndeshja e luajtur gjithashtu në Pallatin e Sportit dhe të Rinisë në Prishtinë dhe e sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, ka folur më tepër për skuadrën e kryeqytetit të Kosovës. Prishtina e ka nisur më mirë takimin, duke e fituar 10-minutëshin e parë me 10 pikë epërsi, 19-9.

Skuadra pejane do të kundërpërgjigjet në 10-minutëshin e dytë, por është sërish Prishtina që e fiton atë me shifrat 14-12, dhe duke bërë që të dy ekipet të shkojnë në pushimin e madh midis dy gjysmave me epërsinë prej 12 pikësh të skuadrës kryeqytetase 33-21.

Ndërkaq, pas daljesh nga dhomat e zhveshjeve ka vijuar një 10-minutëshi i 3-të i barazpeshuar, por që është fituar sërish nga skuadra vendase, edhe pse me vetëm 1 pikë epërsi, 21-20, duke bërë që Prishtina sidoqoftë të kryesojë kështu pas një gjysmë ore lojë me 13 pikë epërsi, 54-41.

Por 10-minutëshi i 4-t dhe i fundit ka parë skuadrën pejane të dorëzohet, përballë një Prishtine që e thellon epërsinë, duke e fituar këtë fraksion loje 20-16 dhe gjithë ndeshjen 74-57, duke siguruar vendin në finalen e Ligës Unike në basketboll për femra, aty ku do të përballet të martën me Bashkimin e Prizrenit.

 

 

 

Next Post

Tahir Batatina: Një skuadër nga Arabia Saudite ka kërkuar takim me mua, pa e përfundu kampionatin nuk lëvizi nga Kosova

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.