Wednesday, 18. March 2026
Sport

Liga Unike, Tirana mposht Flamurtarin në “finalen e vogël”

GS 18/03/2026 1 Min. Lesezeit

Tirana ka mposhtur me rezultatin 78-73 Flamurtarin dhe ka fituar vendin e tretë në këtë edicion të Ligës Unike në basketboll për femra.

Vajzat bardheblu kanë nisur më mirë ndeshjen dhe kanë fituar periodën e parë me rezultatin 23-21. Tirana dominon periodën e dytë, të cilën e fiton me rezultatin 23-14.

Flamurtari mundohet të reagojë në pjesën e dytë, duke fituar dy periodat e mbetura (19-17 dhe 19-15), por kjo nuk mjafton që të evitojë humbjen.

Tirana fiton gjithë takimin me rezultatin 78-73 dhe merr medaljen e bronztë në këtë edicion të Ligës Unike në basketboll për femra.

Teilen: