• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ligji “Mbape”, ndryshimi fiskal i Madridit që favorizon francezin

17/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Epoka “Mbape” ka nisur në Madrid dhe bashkë me të, një kërcim në cilësi për skuadrën e drejtuar nga Karlo Ançeloti, që do të shohë në të njëjtin ekip futbollistin francez së bashku me Vinicius, Bellingam…

mbape

Ardhja e kapitenit të Francës në kryeqytetin spanjoll sjell me vete edhe ndryshime në politikën fiskale të Komunitetit të Madridit (një nga provincat autonome në Spanjë). Risia kryesore nuk është gjë tjetër veçse ajo që njihet gjerësisht si ligji “Mbape”. Kjo është një masë nga qeveria rajonale e drejtuar nga Isabel Diaz Ajuso që lejon taksapaguesit e rinj që vendosin vendbanimin e tyre në rajonin e Madridit të kenë një zbritje prej 20% në Tatimin mbi të Ardhurat Personale (IRPF). Si një kërkesë thelbësore, ata që të përfitojnë nga ky lehtësim tatimor, ata duhet të investojnë në Komunitetin e Madridit.

Në rastin e tatimit mbi të ardhurat personale, në Spanjë ekzistojnë dy lloje kategorish. Një, ai nacional, i zbatueshëm në të gjithë territorin e Spanjës dhe që është 24,5% për tatimpaguesit me të ardhura vjetore më të mëdha se 300.000 euro. Një tjetër, është dhe tatimi rajonal (provincat e Spanjës), e cila ndryshon në varësi të çdo bashkësie autonome. Në rastin e Madridit, kjo është 20.5%. Në total, personat me të ardhura të larta në Madrid duhet të paguajnë 45% të të ardhurave të tyre. Një aspekt që do të ndryshojë tërësisht. Kjo ulje e taksës prej 20,5%, me kusht që të plotësohen kërkesat për t’u kualifikuar për të, do të nënkuptojë eliminimin pothuajse të plotë të seksionit autonom.

Lidhur me këtë ligj, duhet theksuar se ai do të hyjë në fuqi pas disa muajsh pasi Këshilli Drejtues i Komunitetit të Madridit dërgoi draftin paraprak në Kuvend qershorin e kaluar. Rregulli nuk do të zbatohet për njerëzit që tashmë jetojnë në Komunitet, por për investitorët e huaj. Dhe njëri prej tyre do të jetë dhe Mbape, mjafton që ai të regjistrojë një biznes në rajonin e Komunitetit të Madridit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Morata flet për herë të parë si lojtar i Milanit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.