Izabel Diaz Ajuso, presidente e Komunitetit të Madridit (La Comunidad de Madrid – një nga rajonet e Spanjës), mbetet e përkushtuar për të ndihmuar ata të huaj që, me të mbërritur në Spanjë, vendosin rezidencën e tyre në Madrid. Ky do të ishte rasti i Kilië Mbapesë, që ende është pjesë e PSG-së, por sipas të gjitha gjasave do të transferohet në “Bernabéu” këtë verë.
Shumë në Spanjë e kanë pagëzuar tashmë këtë ulje të taksave në rajonin e Madridit si ligji “Mbape”. Në vitin 2023, Partia popullore ku bën pjesë dhe presidentja e Madridit u përpoq ta shtynte masën përpara, megjithëse partia tjetër “Vox” nuk e lejoi këtë. Tani, me formacionin popullor me shumicë absolute, nuk ka nevojë që partia e Santiago Abaskal të miratojë këtë ligj, objektivi i të cilit është të inkurajojë më shumë të huaj vijnë në Spanjë dhe më konkretisht në komunitetin e Madridit. Përveç kësaj, ai synon të inkurajojë të huajt që të investojnë gjithnjë e më shumë në asete brenda rajonit në fjalë. Ky ligj do të thotë që çdo i huaj që merr rezidencën në Madrid dhe investon në asete financiare (duke mos përfshirë strehimin) do të jetë në gjendje të përfitojë një zbritje prej 20% të taksave të paguar në deklaratën përkatëse të tatimit mbi të ardhurat, e cila do të mund të kursente dhjetëra miliona euro.
I NGJASHËM ME LIGJIN “BEKHAM” – Ekspertët tregojnë se miratimi i tij do të vinte pothuajse në të njëjtën kohë që Mbape dhe Reali i Madridit të shpallin zyrtarisht marrëveshjen e tyre për vitet e ardhshme. Në çdo rast, masa do të jetë retroaktive nga janari 2024, kështu që edhe një miratim i mëvonshëm nuk do ta pengonte yllin francez që të përfitonte nga zbritja e barrës fiskale. Ky ligj, i ngjashëm me atë të miratuar në vitin 2005 dhe që përkoi në kohë me nënshkrimin e David Bekham për Realin, nuk ka kufi për zbritjet dhe të ardhurat. Nga kjo masë pritet të përfitojnë rreth 30 mijë persona, mes të cilëve edhe Mbape. Që do të thotë se Mbape do të taksohet si çdo punonjës tjetër që përfiton 24 mijë euro të ardhura në viti!
PANORAMASPORT.AL