Lillard me trombozë në pulpë!
Ylli i Miluoki Bucks, Damian Lillard, nuk luante prej tri takimesh pasi kishte ankuar një dhimbje në pulpën e djathtë.
Sot stafi i mjekëve ka vënë re mpiksje të gjakut dhe ka lajmëruar lojtarin se duhet të qëndronte jashtë fushave për një kohë të pacaktuar.
Ky problem për Lillard nuk është i ri në ambientin e NBA pasi gati një muaj më parë edhe skuadra e Spurs deklaroi se sezoni i Victor Wembanyama ishte i mbyllur po për shkak të një trombozë.