Friday, 20. March 2026
Sport

Lille barazon, Zhegrova 17 minuta

GS 03/06/2023 1 Min. Lesezeit

Troyes me barazim përshëndetet nga liga franceze.

Troyes ka barazuar (1:1) e Lillen në takimin e javës së 38-të përkatësisht e fundit.

Futbollisti Diakite në minutën e 52-të kaloi në epërsi Lillen dhe vendasit e barazuan rezultatin përmes futbollistit Rony Lopes pikërisht në minutën e 72-të.

Reprezentusi i Kosovës, Edon Zhegrova, u paraqit nga minuta e 73-të për Lillen. 

Zhegrova u paraqit për 17 minuta dhe importuan një pikë të vlefshme, që i dërgon në garat evropiane përkatësisht Conference League.

LIlle renditet në vend të pestë me 67 pikë dhe Troyes është i 19-ti me 24 sosh.

Troyes bie nga liga.

Teilen: