Wednesday, 15. July 2026
Sport

Lille fiton, Zhegrova zverdhet 

GS 12/05/2024 1 Min. Lesezeit

Lille ka triumfuar në udhëtim, me rezultat 2:1 ndaj Nantes, në kuadër të Kampionatit të Francës.

Futbollisti David është kreator i fitores së LIlles, duke shënuar në minutën e 8-të dhe në të 11-tën. 

Abline në minutën e 54-të ka ngushtuar humbjen në 1:2. 

Edon Zhegrova, reprezentuesi i Kosovës, është paraqitu standard për Lillen. 

Zhegrova në fund të pjesës së parë përkatësisht në minutën e 44-të, është ndëshkuar me karton të verdhë.

Zhegrova është zëvendësuar në fund të ndeshjes.

Pas javës së 33-të, Lille zë vendin e tretë me 58 pikë sa ka edhe Brest në të katërtin dhe Nantes renditet në të 14-tin me 3 sosh.

Teilen: