Anëtarja e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Linda Shala ka folur në konferencën për “Barazinë Gjinore dhe Diversitetin” me temën “Loja e Barabartë – Gratë në Udhëheqje”.
Konferenca është organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.
Në këtë konferencë kanë marrë pjesë përfaqësues të suksesshëm në Kosovë, që kanë ndikim nga fusha të ndryshme, derisa paneliste ishte edhe Linda Shala, anëtare e Bordit të FBK-së.
Shala ka folur për rëndësinë që FBK i jep barazisë gjinore. Linda, si një grua model dhe sipërmarrëse e suksesshme, ka shtuar se këto konferenca dhe bashkëbisedime janë shumë të rëndësishme për këtë fenomen, që është i pranishëm në mbarë botën.