Monday, 13. April 2026
Sport

Lingard vazhdon karrierën në Korenë e Jugut

GS 08/02/2024 1 Min. Lesezeit

Futbollisti anglez, Jesse Lingard ka befasuar të gjithë me klubin që ka zgjedhur për të vazhduar karrierën.

Lingard, të enjten është prezantuar te skuadra e Seoulit, e cila bën gara në elitën e futbollit të Koresë së Jugut.

Ai te kjo skuadër është transferuar si lojtar i lirë, ndërsa ka firmosur kontratë dyvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për vitin e tretë.

31-vjeçari ka qenë pa klub prej përfundimit të edicionit të shkuar kur i skadoi kontrata me Nottingham Forestin, ndërsa në Angli ka luajtur edhe për Manchester Unitedin, West Ham Unitedin e disa skuadra të tjera. Po ashtu, Lingard ka edhe 32 paraqitje dhe 6 gola të shënuar për Anglinë.

 

 

Teilen: