• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lionel Mesi zgjedh pasardhësin e tij: Jamal, e tashmja dhe e ardhmja

15/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Janë mijëra kilometra dhe një oqean i tërë që ndajnë Lionel Mesin (SHBA) dhe Barcelonën (Spanjë). Por argjentinasi, i cili pjesën më të madhe të karrierën së tij e kaloi në “Camp Nou” vazhdon të qëndrojë pranë klubit blaugrana.

Lionel Mesi ishte i pranishëm në një event të “Adidas”, në të cilin disa nga të pranishmit mundën t’i bënin disa pyetje në lidhje me tema të ndryshme. Njëri prej tyre donte të dinte se cilët ishin futbollistët e rinj të tij të preferuar dhe, konkretisht, nëse do të zgjidhte dikë që i pëlqente veçanërisht. Argjentinasi ka qenë i qartë duke zgjedhur mes të gjithë yjeve të rinj, sulmuesin 17-vjeçar të Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, Lamin Jamal.

“Mendoj se në qarkullim ka lojtarë të mëdhenj që kanë një të ardhme spektakolare”, filloi ylli nga Rozario, i cili u pyet gjithashtu nga të pranishmit në event nëse kishte ndonjë lojtar nga kjo valë e re që i kujtonte veten kur ishte i ri.

Lojtari aktual i Inter Majamit përfundoi duke u shprehur për Lamin Jamalin si të përzgjedhurin e tij.

“Nëse më duhet të zgjedh me dikë, do të qëndroj me Jamal për shkak të asaj që ai ka bërë deri më tani në moshën e tij dhe për shkak të së ardhmes që e pret përpara. Kjo varet nga ai, edhe nga shumë gjëra të tjera natyrisht, sepse futbolli është i tillë. Por ai është e tashmja dhe e ardhmja e futbollit”, përfundoi ai, mes duartrokitjeve të të pranishmëve.

Next Post

Kqiku: Derbi i rëndësishëm, luajmë për vetën dhe tifozët

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.