Wednesday, 20. May 2026
Sport

Lionel Messi e fiton Topin e Artë për herë të tetë

GS 30/10/2023 1 Min. Lesezeit

Ylli argjentinas, Lionel Messi e ka shkruar për herë të tetë emrin e tij në listën e fituesve të “Topit të Artë”, si askush tjetër.

Asi u shpall fitues i trofeut më prestigjioz individual për vitin 2023.

Asnjë lojtar në histori të futbollit nuk ka arritur të fitojë kaq herë çmimin më të madh individual.

Argjentinas ia doli të mposhte Erling Haalandin dhe Kylian Mbappen për të fituar çmimin prestigjioz.

Pas tij erdhën Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.

Argjentinasi fitoi pas rrugëtimit të lavdishëm në Katar, ku udhëhoqi kombëtaren e tij drejt triumfi të pritëshëm për vite nga ai – Kupën e Botës.

Ai i kishte realizuar shtatë gola dhe tri asistime në këtë kampanjë, ku edhe e fitoi Topin e Artë në këtë garë.

Teilen: