Lionel Messi është shpallur lojtari më vendimtar në botë sipas raportit të fundit të CIES Football Observatory, i cili përmbledh futbollistët me më shumë kontribute në gola – qoftë duke shënuar gol apo duke dhënë asist – gjatë 365 ditëve të fundit në 67 liga të ndryshme të futbollit në mbarë botën.
Argjentinasi i Inter Miami ka regjistruar 37 gola dhe 22 asistime, duke arritur gjithsej 59 kontribute direkte në gola, dhe kështu renditet përpara futbollistëve të tjerë të njohur si Lamine Yamal, Kylian Mbappé dhe Cristiano Ronaldo.
Kjo statistikë e vendos Messin si figurën më kyçe për ekipin e tij dhe në botën e futbollit global.
Në vendin e dytë renditet francezi Kylian Mbappé me 41 kontribute direkte (37 gola dhe 4 asisteime), ndërsa bashkëlojtari i tij Luis Suarez ka arritur 29 kontribute (29 gola dhe 8 asiste).
Talent i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, ka regjistruar 18 gola dhe 11 asistime, gjithsej 29 kontribute, duke u renditur 24 vende më poshtë se Messi.
Për faktin se është vetëm 18 vjeç, renditja e tij në Top 30 është një arritje e jashtëzakonshme dhe e admirueshme.
Krahasuar me legjendën portugeze Cristiano Ronaldo, 41-vjeçari renditet i 15-ti me gjithsej 31 kontribute (29 gola dhe 2 asiste), duke treguar se edhe në moshë të madhe ai mbetet një futbollist vendimtar.
Raporti i CIES gjithashtu përfshin një indeks që e rregullon vlerën e kontributeve sipas nivelit të konkurrencës në liga të ndryshme, dhe Messi vazhdon të kryesojë renditjen me 66.3 pikë në këtë indikator, duke e konfirmuar dominimin e tij në futbollin botëror.