E fitoi tre vjet më parë “Copa America”-n, çka konfirmoi edhe qëndrimin e tij në stolin e Argjentinës ku vijoi me suksesin në Kupën e Botës.
Lionel Skaloni, aktualisht, për kombëtaren vlen sa një tjetër Lionel. Megjithatë, ish-mbrojtësi i Deportivos dhe Lacios, përpara finales me Kolumbinë që do të luhet të hënën në të gdhirë, ka deklaruar:
“Shumë e vështirë të arrish një finale tjetër dhe për më tepër në një diferencë kaq të shkurtër kohore. Kemi krenari të madhe për punën e bërë, për gjithçka kemi arritur, por kjo nuk na bën më pak të etur. Kanadaja nuk ishte aspak e lehtë, por mënyra se si fituam më bën të kem besim edhe për sfidën e radhës ndaj një rivali po aq të komplikuar që si ne është në finale”.
Ditët e mbetura kanë shërbyer për të shlodhur ekipin, që të hënën në 02:00, duhet të bëjë një sforco të fundit. “Duam ta shijojmë këtë ndeshje dhe do të mendojmë se do të jetë gjithashtu shumë e vështirë edhe pse jemi një hap larg për të fituar Kupën”, përfundoi Skaloni.
PANORAMASPORT.AL