• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lipjani 01 mohon se kërcënuan me vrasje lojtarin 11-vjeç, Pro Prishtina tërhiqet nga akuza

12/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Klubi i futbollit Lipjani 01, ka bërë një reagim ndaj akuzave që bëri ndaj tyre dje “Pro Prishtina”, se një lojtar i mitur është kërcënuar.

Edhe këta të fundit tashmë janë tërhequr nga akuza e tillë, duke i thënë Klanit se kishin shkruar nën “afekt” dhe se situata nuk është e tillë në realitet..

Në një deklaratë dërguar për Klan Kosovën, ky klub mohon se kanë kërcënuar për vrasje 11 vjeçarin.

Gjithçka ndodhi dje kur shkolla e futbollit “Pro Prishtina”, njoftoi në rrjete sociale se gjatë një ndeshje të grupeve U13 B dhe U15 B kundër FC Lipjanit, një lojtar i tyre 11-vjeçar është sharë, ofenduar e kërcënuar nga tifozët vendas.

Megjithatë kjo akuzë është tërhequr nga kjo shkollë, duke e larguar edhe postimin nga facebooku.

Zyrtarë të Lipjanit 01 kanë thënë për Klankosova.tv, se rasti është paraqitur në Polici, pasi akuza ishte e rëndë dhe e paqëndrueshme, duke fyer klubin, meqenëse nuk ka pasur asnjë kërcënim për asgjë, e lërë më për vrasje të një 11 vjeçari!

Pas këtij veprimi, nga ky klub thonë se Pro Prishtina ka hequr postimin dhe ka kërkuar falje tek trajnerët e klubit.

Next Post

“Martesa e Ançelotit me Brazilin duhej bërë”, Kostakurta: Reali të lodh, veçanërisht kur nuk fiton…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.