Monday, 16. March 2026
Sport

Liria përforcohet me portierin Shala

GS 15/07/2023 1 Min. Lesezeit

Liria e Prizrenit ka përforcuar radhët me portierin Arlis Shala.

Liria pretendon të jetë sa më e kompletuar për edicionin e ri në elitën futbollit të Kosovës.

“Arlis Shala nënshkruan me Lirinë!

Ai, është përforcimi i radhës, duke forcuar portën bardhezi”, njofton FC Liria.

“Jam i lumtur për marrëveshjen.

Liria është mundësi e mirë. 

Pres që krahas ngritjes profesionale, të arrijmë objektivat me klubin”,  ka thënë shtatëlarti Shala.

Ndërkaq, pronari Rahman Kiçe, me këtë rast tha: “po e kompletojmë skuadrën transfer pas transferi. Do të bëjmë një ekip konkurrues“. Javën që vije, pritet arritja e futbollistëve cilësor, që do ta bëjnë dallimin”.

Ai, dy vitet e fundit ishte tek Kastrioti (Shqipëri) dhe Drenica.

Teilen: