Friday, 6. March 2026
Sport

Liria vazhdon me përforcime, nënshkruan për dy vite me qendërmbrojtësin Zenunaj

GS 23/06/2023 1 Min. Lesezeit

Pasi u inkuadruan në Superligën e Kosovës, Liria ka nisur misionin për të përforcuar skuadrën për edicionin e ri.

  

Klubi prizrenas është përforcuar me qendërmbrojtësin Melos Zenunaj, shkruan lajmi.net.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Lirisë së Prizrenit.

Zenunaj me kontratën e nënshkruar do të jetë pjesë e klubit nga “Përparim Thaçi” për dy vitet e ardhshme.

“Melos Zenunaj, nënshkruan me Lirinë. Zenunaj, qendërmbrojtësi shtatëlartë ka nënshkruar për dy vite me klubin” – thuhet ndër tjerash në njoftimin e Lirisë.

22-vjeçari më parë ishte pjesë e Dukagjinit të Klinës, ndërkohë karrierë ka bërë edhe te Flamurtari./Lajmi.net/

  


Teilen: