Vetëm një ditë pasi bëri të ditur se do të largohet nga klubi i futbollit Malisheva, Liridon Fetahaj pritet që të bëhet me klub të ri.
KosovaPress mëson ekskluzivisht se 31 vjeçari ka arritur marrëveshje me klubin e Suharekës dhe se zyrtarizmi do të bëhet të martën.
Fetahaj kaloi te Malisheva javë më parë, por e ndërpreu kontratën për, siç ka thënë ai, arsye familjare.
Kujtojmë se Suhareka është klubi më i ri i futbollit në Kosovë që do të garojë në Ligën e Parë dhe se është treguar tejet aktive në merkato tek sa po përgatiten për sezonin debutues nën urdhrat e trajnerit Granit Begolli.