Monday, 16. March 2026
Sport

Liridon Fetahaj e konfirmon për lajmi.net: Jemi dakorduar me Suharekën

GS 16/07/2023 1 Min. Lesezeit

Vetëm një ditë pasi bëri të ditur se do të largohet nga klubi i futbollit Malisheva, Liridon Fetahaj pritet që të bëhet me klub të ri.

Në një prononcim për lajmi.net 31 vjeçari konfirmon që janë dakorduar me klubin e Suharekës dhe se zyrtarizmi pritet të bëhet së shpejti.

“Po jemi dakorduar me Suharekën”, u përgjigj shkurtimisht ai për lajmi.net.

Fetahaj kaloi te Malisheva javë më parë, por e ndërpreu kontratën për, siç ka thënë ai, arsye familjare.

Kujtojmë se Suhareka është klubi më i ri i futbollit në Kosovë që do të garojë në Ligën e Parë dhe se është treguar tejet aktive në merkato tek sa po përgatiten për sezonin debutues nën urdhrat e trajnerit Granit Begolli./Lajmi.net/

  


Teilen: