Friday, 27. February 2026
Sport

Liridon Krasniqi shpalos flamurin e Kosovës në Malajzi, pas suksesit me skuadrën e tij

GS 01/06/2023 1 Min. Lesezeit

Liridon Krasniqi ka shpalosur flamurin e shtetit të Kosovës në stadium në futbollin malajzian.

  

Krasniqi dhe skuadra e tij Terengganu është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Malajzisë duke triumfuar 4:2 kundër Kelantan, shkruan lajmi.net.

Mesfushori me prejardhja nga Kosova ndihmoi bashkëlojtarët me një asistim në këtë fitore.

Pas përfundimit të ndeshjes, futbollisti Krasniqi festoi duke shpalosur flamurin e Kosovës.

“Raundi tjetër gjysmëfinalja. Faleminderit për mbështjetjen e mahnitshme tifozëve” – shkroi Krasniqi në Instagram duke publikuar edhe disa fotografi në mesin e të cilave ai është me flamurin e Kosovës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MATDON (@liridonkrasniqi_8)

Përveç Krasniqit, ditë më parë të njëjtin veprim e bëri edhe Milot Rashica gjatë festës së tij me futbollistët e Galatasarayt në takimin ku siguruan titullin e kampionit në Turqi./Lajmi.net/

  


Teilen: