Liridon Leci shkarkohet nga pozita e trajnerit te Liria?
Humbja e thellë në start të sezonit pranveror të Ligës së Parë, i ka kushtuar rëndë trajnerit të Lirisë, Liridon Leci.
Tëvë 1 mëson nga burimet se Leci është pritet të shkarkohet nga pozita e kryetrajnerit të Lirisë, pas humbjes së thellë në shtëpi, nga Trepça ’89, të dielën.
Menjëherë pas ndeshjes, kryesia e klubit ka mbajtur mbledhje emergjente, duke marrë vendim për shkarkimin e trajnerit, i cili pësoj disfatë 1:4 në stadiumin “Përparim Thaçi”, në Prizren.
Leci erdhi si zëvendësues i Klodian Duros, por pas 19 xhirove, Liria është e gjashta në tabelë, në Ligën e Parë, me 36 pikë, pesë më pak se Vushtrria e vendit të parë.
Teilen: