Thursday, 30. April 2026
Sport

Lirika Deva, e 31-ta në sllallom të madh në LOD për të Rinj Gangwon 2024

GS 23/01/2024 1 Min. Lesezeit

Ekipi olimpik i Kosovës ka debutuar sot (e martë) në Lojërat Olimpike për të Rinj ‘Gangwon 2024’.

Lirika Deva garoi në disiplinën e sllallomit të madh dhe u rendit në vendin e 31-të nga 79 garuese, ku 36 prej tyre nuk përfunduan njërin nga dy lëshimet.

Koha e Devës nga të dyja lëshimet ishte 1 minutë e 54.87 sekonda.

Në një konkurrencë të fortë, pozita e 31-të vlerësohet e suksesshme për Lirikën, e cila do të garojë të enjten edhe në disiplinën e sllallomit.

Teilen: