Tuesday, 2. June 2026
Sport

Lirim Kastrati mbetet te Vllaznia

GS 02/06/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i krahut, Lirim Kastrati edhe në sezonin e ri, do të jetë pjesë e skuadrës së Vllaznisë që garon në Kategorinë Superiore të Shqipërisë.

Ekipi nga Shkodra, të martën ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me Kastratin, i cili iu bashkua verën e shkuar.

Kastrati ka rinovuar kontratën edhe për një vit dhe do të jetë pjesë e Vllaznisë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Në sezonin e tij të parë te Vllaznia, Kastrati ka regjistruar 29 paraqitje në të gjitha garat, duke realizuar 3 gola dhe asistuar 4 herë.

27-vjeçari i mungoi Vllaznisë së Shkodrës në pjesën vendimtare të sezonit 2025/26 pasi u lëndua në muajin maj, por në sezonin e ri, Kastrati pritet të jetë ndër lojtarët kryesor në ekipin e trajnerit Edi Martini.

Teilen: