• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lirohen çmimet e biletave të Kupës së Kosovës

25/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas kërkesës së klubeve që do të përballen në finalen e Kupës së Kosovës, respektivisht të Gjilanit dhe Prishtinës, janë liruar çmimet e biletave për tifozët.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka vendosur që t’i lirojë çmimet e biletave për finalen e Kupës së Kosovës mes Gjilanit dhe Prishtinës.

Çmimi i biletave në tribunën perëndimore do të jetë pesë euro, kurse në tribunë lindore tri euro e në atë jugore e veriore nga dy euro.

Shitja e biletave do të fillojë më 29 maj, dhe do të bëhet përmes sistemit online. Tifozët e Gjilanit, “Skifterat” do të vendosen në tribunën veriore, derisa “Plisat” e Prishtinës, do të vendosen në tribunën jugore.

Për të dyja grupet e tifozëve, FFK do t’i ndajë nga 200 bileta falas.

Finalja mes Gjilanit dhe Prishtinës do të zhvillohet më 5 qershor me fillim nga ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Next Post

Skandal pas Tirana-Bylis, tifozët pushtojnë fushën për të rrahur gjyqtarin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.