• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Lis Shoshi, MVP i xhiros së fundit

07/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë përfunduar 28 xhirot e rregullta në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll, duke u qartësuar gjithçka për garat shtesë.

Në javën e fundit u zhvilluan disa përballje mjaft interesante. Golden Eagle Ylli vazhdoi me formë të lartë për të regjistruar fitoren e gjashtë radhazi, kësaj radhe duke mundur Proton Cable Prizrenin.

Lis Shoshi zhvilloi ndeshje të jashtëzakonshme, duke pasur 25 pikë, 15 kërcime e katër asistime, me indeks 40, apo më të lartin e kësaj xhiro. Ai shpallet MVP i javës së 28.

Bashkimi fitoi derbin ndaj Pejës, ku te Portokallezinjtë u dallua Lejson Zeqiri me 22 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime, duke u ndihmuar nga Dirk Williams, i cili mbylli ndeshjen me dhjetë pikë, 13 kërcime e gjashtë asistime.

Trepça fitoi ndaj Borës, ku Tekele Cotton po vazhdon me formë të mirë, ku ndaj prishtinasve kishte 13 pikë, pesë kërcime e 11 asistime.

Sigal Prishtina mbylli garat e rregullta me fitore në Gjakovë ndaj Vëllaznimit, ku te bardhekaltrit u dallua Rashid Mahalbasiq me dhjetë pikë, 12 kërcime dhe dy asistime.

MVP

Lis Shoshi (Golden Eagle Ylli) 25 pikë, 15 kërcime, 4 asistime, 40 indeksi

Top 5

Lis Shoshi (Golden Eagle Ylli) 25 pikë, 15 kërcime, 4 asistime, 40 indeksi

Lejson Zeqiri (Bashkimi) 22 pikë, 6 kërcime, 4 asistime, 25 indeksi

Tekele Cotton (Trepça) 13 pikë, 5 kërcime, 11 asistime, 25 indeksi

Rashid Mahalbasiq (Sigal Prishtina) 10 pikë, 12 kërcime, 2 asistime, 24 indeksi

Dirk Williams (Bashkimi) 10 pikë, 13 kërcime, 6 asistime, 25 indeksi

Next Post

​Skuadra e Premierligës shkarkon trajnerin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.