Saturday, 21. March 2026
Sport

Lista e Tovërlanit: Shtatë futbollistë nga futbolli kosovar të ftuar, dominojnë ata të Dritës

GS 09/06/2023 1 Min. Lesezeit

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani e ka bërë publike listen e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2025.

  

Shpresat e Kosovës ndeshjen e parë e luajnë kundër Estonisë, e cila do të zhvillohet më 20 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Përzgjedhësi Tovërlani në listën prej 24 futbollistëve të ftuar, shtatë nga ta vijnë në ekipet e futbollit të Kosovës.

Portieri i Drenicës, Altin Gjokaj, dyshja e Dritës, Eron Isufi dhe Ardit Tahiri, Lindon Emërllahu i Ballkanit, Lulzim Peci i Trepçës ’89, Etnik Brruti i Malishevës dhe Oltion Bilalli i Gjilanit janë lojtarët nga ekipet e futbollit të Kosovës të ftuar për këtë grumbullim.

Kombëtarja U21 i fillon nesër përgatitjet për këtë ndeshje, teksa stërvitja e parë mbahet në orën 17:00 në Kampin Nacional në Hajvali.

Lista e plotë:

  


Teilen: