Monday, 11. May 2026
Futboll

Lista është shumë e gjatë, por ky është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Chelsea-s. Nisin bisedimet

GS 11/05/2026 1 Min. Lesezeit

Ben Jacobs zbulon se bordi i Chelsea-s ka vendosur emrin e Xabi Alonso-s si kandidatin kryesor për të marrë drejtimin e “Bluve” në fund të këtij sezoni. Pas shkarkimit të Enzo Maresca dhe Liam Rosenior dhe emërimit të përkohshëm të Calum McFarlane, te Chelsea po kërkojnë për një trajner të ri për t’i besuar një projekt afatgjatë.

Pavarësisht se lista është shumë e gjatë me emra si Marcos Silva, Andoni Iraola, Oliver Glasner, Felipe Luis, Cesc Fabregas etj, emri i përzgjedhur nga londinezët është pikërisht ai i Xabi Alonso-s.

Sipas raportimit në fjalë, bisedimet mes palëve tashmë kanë filluar zyrtarisht dhe shumë shpejt mund të ketë tym të bardhë… Mësohet se kushti kryesor i vendosur nga Xabi Alonso është që spanjolli të ketë dorë të lirë në merkato. Gjithsesi jemi ende në fazat fillestare të bisedimeve.

Teilen: