• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Listat e lojtarëve të ftuar nga Ancelotti dhe Flick për El Clasico

26/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti dhe ai i Barcelonës, Hansi Flick kanë publikuar listat e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e sotme (e shtunë) El Clasico.

Real Madridi dhe Barcelona do të ndeshen sot mes vete në ndeshjen e parë El Clasico të sezonit 2024/25 në La Liga, e vlefshme për javën e 11-të.

Kjo përballje gjigantësh e njohur si El Clasico do të zhvillohet në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’ me fillim nga ora 21:00 dhe tashmë ekipet janë gati.

Trajnerët Ancelotti dhe Flick kanë publikuar tashmë listat me futbollistët e ftuar për këtë ndeshje, ku vërehen mungesat e mëdha tek të dyja ekipet.

Te Real Madridi do të mungojnë emra si Thibaut Courtois, Rodrygo Goes, David Alaba dhe Dani Carvajal, ndërsa te Barcelona mungojnë Ronald Araujo, Marc Bernal, Andreas Christensen, Eric Garcia, Marc-Andre ter Stegen dhe Ferran Torres.

Megjithatë, nuk mungojnë yje të mëdha si Vinicius Junior, Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham te Los Blancos, si dhe Robert Lewandowski, Lamine Yamal dhe Pedri te Blaugranët.

Lista e lojtarëve të ftuar të Real Madridit

Portierët: Lunin, Fran Gonzalez dhe Sergio Mestre

Mbrojtësit: Militao, Lucas Vazquez, Vallejo, Fran Garcia, Rudiger dhe Mendy

Mesfushorët: Bellingham, Camavinga, Valverde, Modric, Tchouameni, Arda Güler dhe Ceballos

Sulmues: Vinicius Jr., Mbappe, Endrick dhe Brahim

Lista e lojtarëve të ftuar të Barcelonës

Portierët: Inaki Pena, Szczesny, Kochen

Mbrojtësit: Cubarsi, ⁠Balde, I.Martinez, Kounde, Fort, Gerard Martin, dhe S. Dominguez

Mesfushorët: Gavi, Pedri, Pablo Torre, Fermin Lopez, M.Casado, Dani Olmo, De Jong

Sulmuesit: Lewandowski, Ansu Fati, Raphinha, ⁠Pau Victor, ⁠Lamine Yamal

Next Post

Galatasaray - Besiktas do të transmetohet në mbi 100 vende të globit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.