• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Live 21.00: Manchester City apo Interi do ta ngre lart trofeun e Champions League?

10/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

10.06.2023 – 20:22

Adriano humbet fluturimin për në Stamboll

 
 

Adriano humbet fluturimin për në Stamboll pasi mori pjesë në 3 festa të ndryshme mbrëmjen e së premtes në Rio de Zhaneiro!

Ish-sulmuesi i Interit dhe Brazilit, Adriano, i njohur gjithashtu si Perandori, do të ishte në detyrë për ESPN gjatë finales së Ligës së Kampionëve.

Por sipas burimit brazilian O Globo, ai nuk do të jetë atje sepse humbi fluturimin pas një nate jashtë.

Ai thuhet se ka marrë pjesë në tre festa të ndryshme në Rio de Zhaneiro të premten mbrëma, kjo ishte arsyeja pse ai nuk ishte në kohë në aeroport.

10.06.2023 – 20:21

Ivana shfaqet në Stamboll për finalen

 
 

Bukuroshja kroate, Ivana Knoll, është kthyer në një pjesëmarrëse të rregullt në aktivitetet sportive që kur ajo filloi të shfaqej në stadiumet e Katarit gjatë Botërorit 2022.

Gara automobilizmi, tenis, NBA dhe shumë aktivitete të tjera sportive kanë parë bukuroshen kroate mes spektatorëve.

Por padyshim për të futbolli mbetet numri një dhe kështu ajo nuk mund të mungonte as në finalen e Ligës së Kampioneve.

Teksa kishte ndezur fansat me postimet e saj që dy ditë më parë në Stamboll, sot Ivana është shfaqur si gjithmonë me veshjet provokuese në stadium.

10.06.2023 – 20:18

Onana karikon zikaltrit para finales: Ja çfarë u premtoj tifozëve

 
 

Onana karikon zikaltrit para finales

Nëse Interi është në finalen e Ligës së Kampionëve, padyshim një meritë të veçantë ka edhe portieri kamerunas Andre Onana, që me [pritjet e tij, është bërë disa herë shpëtimtar i zikaltërve.

Në prag të finales ndaj Manchester City-t, kamerunasi ka folur për mediat italiane, teksa ka deklaruar se skuadra është gati të sakrifikojë gjithçka në fushën e lojës.

“Nuk ka dyshim që kjo është ndeshja më e rëndësishme në karrierën e të gjithëve ne.

Megjithatë unë jam i qetë dhe i bindur që nëse ne bëjmë lojën tonë, mund t’ia dalim.

Tifozëve nuk mund t’u premtoj fitoren, pasi këtë e vendos fusha, por i garantoj që ne do të japim maksimumin. Jemi gati të sakrifikojmë gjithçka”, u shpreh portieri.

10.06.2023 – 20:16

Pritja merr fund, publikohen formacionet zyrtare, Manchester City – Interi

 
 

Pritja merr fund, publikohen formacionet zyrtare!

Manchester City dhe Interi përballen në stadiumin Ataturk të Stambollit, në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.

Trajnerët Pep Guardiola dhe Simone Inzaghi kanë ndarë mendjen për formacionet që do të hedhin në fushë nga minuta e parë.

Manchester City – Inter

Manchester City: Ederson, Akanji, Stones, Ruben Dias, Ake, Rodrigo, De Bruyne, Gündogan, Bernardo Silva, Haaland dhe Grealish.
Interi: A. Onana, Darmian, Acerbi, Bastoni, Dumfries, Brozoviq, Dimarco, Barella, Calhanoglu, Dzeko dhe La. Martinez.

10.06.2023 – 20:15

Tifozët e Man Cityt bllokohen në trafik

 
 

Edhe disa minuta na ndajnë nga fillimi i finales së madhe të Ligës së Kampionëve.

Manchester City do të ndeshet me Interin për trofeun më prestigjioz evropian,

E derisa tifozët e Interit pothuajse kanë mbushur vendet e tyre në stadium, ata të Manchester Cityt janë bllokuar në trafikun e Stambollit.

Tifozët e Manchester Cityti braktisin veturat e tyre dhe duke ecur në këmbë për në stadium.

10.06.2023 – 20:14

Manchester City apo Interi do ta ngre lart trofeun e Champions League?

 
 

Finalja e madhe do të luhet sonte në orën 21.00 në Stamboll.

Gjithçka është gati për sfidën e madhe. 

Guardiola i Manchester Cityt apo Inzaghi i Interit, do të dalin ballëlart?

Manchetser City – Interi

Manchester City: Ederson, Akanji, Stones, Ruben Dias, Ake, Rodrigo, De Bruyne, Gündogan, Bernardo Silva, Haaland dhe Grealish.
Interi: A. Onana, Darmian, Acerbi, Bastoni, Dumfries, Brozoviq, Dimarco, Barella, Calhanoglu, Dzeko dhe La. Martinez.

Next Post

Marotta flet para finales së Ligës së Kampionëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.