Anglia pret Italinë në orën 20:45 në “Wembly” në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset “EURO 2024”.
“Tre Luanët” do të kërkojnë hakmarrjen për atë finale të humbur përpara dy viteve, teksa “axurrët” do të kërkojnë një fitore për kualifikimin. Trajnerët Sauthgejt dhe Spaleti kanë hedhur në fushë më të mirët për këtë supersfidë.
LIVE:
ANGLI – ITALI 1-1
Kejn 31′ (p) / Skamaka 15′
KOMENTI LIVE:
44′ Pranë golit të dytë Anglia me Kejn, tentativa e sulmuesit ndalet nga Donaruma që largon rrezikun në këndore.
36′ Sërish rrezikshëm Italia me një aksion të ngjashëm si ai i golit, por vendimtare ndërhyrja e Stons.
31′ GOOOL ANGLIA 1-1/ Vendoset baraspesha, Kejn nuk fal nga 11-metra! Shpërthen festa në “Wembly” (VIDEO)
28′ Penallti për Anglinë, e fiton Bellingham, pas ndërhyrjes së gabuar të Di Lorencos. Për gjyqtarin nuk ka dyshime, kemi të bëjmë me 11 metërsh. (VIDEO)
23′ Skamaka “flirton” me golin e dytë, tantativa e sulmuesit shkon jashtë kuadratit (VIDEO)
15′ GOOOL ITALIA 0-1/ Zhbllokohet sfida, Skamaka kalon në avantazh italianët pas një aksioni fantastik! Sulmuesi finalizon me sukses asistin e Di Lorencos (VIDEO)
10′ Minuta të mira për Anglinë që ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Italisë që mbron me forca të shumta.
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE
ANGLI – ITALI
PANORAMASPORT.AL