Arsenali pret sot Porton në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampioneve, ku synon që të sigurojë biletën për çerekfinalet e turneut.
Do të jetë padyshim një ndeshje shumë e zjarrtë, po të llogaritësh që “topçinjtë” vijnë me euforinë e sigurimit të vendit të parë në Premier Ligë. Por njëkohësisht, do t’u duhet të luftojnë përballë portugezëve të cilët i mundën 1-0 në ndeshjen e parë dhe do të kërkojnë me çdo kusht që të mbrojnë atë rezultat.
LIVE ARSENAL-PORTO 1-0
41′ Trosard
Ngjarjet Kryesore
120′ Mbyllet edhe shtasa e dytë, fituesi do të vendoset nga ruleta e penalltive.
105′ Shtesa e parë mbyllet pa fitues.
91′ Startojnë minutat shtesë!
90+3′ Mbyllet pjesa e dytë, vetëm një gol nuk u mjafton “topqinjve”, kualifikimi vendoset në shtesë
82′ Gabriel Jezus përfiton nga një rrëmujë në zonë dhe godet fuqishëm topin, por portieri Kosta e devijon në goditje këndi
66′ Arsenal tund rrjetën përsëri, por gjyqtari e anulon për faull në sulm (VIDEO)
45+2′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e “Topçinjve”, kualifikimi mbetet akoma i hapur
41 ‘ GOOOOOOOOL ARSENAL! Shënojnë vendasit dhe kalojnë në avantazh me anë të Trosard (VIDEO)
13′ Shkëndijat e para vijnë nga vendasit, Saka tregohet i pa saktë përballë portës (VIDEO)
1′ Fillon loja në “Emirates Stadium”
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL