Ndeshjet gjysmëfinale të Ligës ë Kampioneve hapen sot me një përballje shumë interesante mes Arsenalit dhe PSG-së, dy skuadra që kanë dhënë prova force dhe me të drejtë kërkojnë t’i shkojnë deri në fund turneut.
Arsenali eliminoi së fundmi Real Madrid, duke treguar se sa vlen skuadra e Mikel Artetës, që dominoi madrilenët kampionë në fuqi. Ndërsa PSG eliminoi atë që cilësohej si një tjetër pretendent kryer shumë i fortë, Liverpulin, duke bërë të qarta ambiciet që kishte për t’i shkuar deri në fund një turneu që e ndjek prej shumë vitesh.
LIVE ARSENAL-PSG 0-1
4′ Dembele
NGJARJET KRYESORE
45’+1’ Pjesa e parë mbyllet me avantazhin 1-0 të PSG.
45’ Martineli në të majtën gjuan drejt shtyllës së largët por ndalet nga Donaruma i vëmendshëm. (VIDEO)
40’ Saka shfaqet në të majtën dhe harkon në shtyllën e dytë ku Maritneli nuk ia del të devijojë në portë. (VIDEO)
39’ Saka provon me një gjuajtje të fortë nga distanca në të djathtë, sfera shkon në duart e Donarumës. (VIDEO)
37’ Merino hyn në zonë dhe mundohet të godasë, ndërhyrja e Neves i heq topin nga këmbët. (VIDEO)
31’ Doue gjuan me të djathtën por gjen përgjigjen e Raja e më pas është shtylla që ndal gjuajtje n e Fabian Ruiz, i cili më pas sinjalizohet në pozicion jashtë loje. (VIDEO)
27’ Trosard përpiqet me një gjuajtje nga e majta, pa vënë në vështirësi Donarumën i cili kontrollon në pozicion.
26’ Kvaratskhelia nga e majta gjen hapësirën për të gjuajtur, por një devijim i lehtë i Timber çon sferën në duart e Raja. (VIDEO)
16’ Kvaratskhelia driblon në zonë mes tre lojtarëve dhe rrëzohet pas një kontakti me Timber, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)
14’ Harkim në zonë nga e djathta e sulmit, Markinjos gjuan me kokë por çon topin në duart e Raja. (VIDEO)
11’ Fabian Ruiz tenton me një diagonale në të djathtën, Raja kontrollon në shtyllën e tij. (VIDEO)
10’ Hakimi niset në kundërsulm në të majtën dhe Trosard detyrohet ta ndalë me faull, duke u ndëshkuar me të verdhë.
4’ GOOOL PSG! Aksion i shpejtë i francezëve me pasimin e Kvaratskhelia nga e majta për Dembele i cili po me të majtën ccon sferën aty ku Raja nuk mund të arrijë. (VIDEO)
1’ Nis dueli në Londër.
FORMACIONET ZYRTARE
ARSENALI: Raja, Saliba, Kivior, Ljuis-Skelli, Timber, Tajs, Odegar, Merino, Trosard, Saka, Martineli.
Trajner: Mikel Arteta
PSG: Donaruma, Hakimi, Markinjos, Paço, Nunjo Mendes, Fabian Ruiz, Zhoao Neves, Vitinja, Kvaratskhelia, Doue, Dembele.
Trajner: Luis Enrike
PANORAMASPORT.AL