Real Madrid ka publikuar formacionin zyrtar, dy orë para ndeshjes me Arsenalin. Madrilenët do të luajnë në Angli sfidën e parë çerekfinale të Champions.
Ançeloti ka vendosur të bëjë plot gjashtë ndryshime nga ndeshja e fundit me Valencian. Sfida me këto të fundit u humb në kampionat.
“Katër Fantastikët” janë gati nga minuta e parë. Vinicius, Mbape, Bellingam dhe Rodrigo do të jenë aty për të treguar potencialin atyre. Spektakli nis në orën 21:00 dhe është i gjithi për t’u shijuar.
LIVE
ARSENAL 0-0 REAL MADRID
NGJARJET KRYESORE
45+2′ Mbyllet pjesa e parë me barazim 0-0.
45+2′ Kamavinga provon nga jashtë zone. Gjuajtja e tij përfundon jashtë.
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
45′ Kurtua ndal dy goditje njëra pas tjetrës. Arsenali shfaqet kërcënues. Fillimisht Rajs me kokë dhe më pas Martineli, por gardiani belg nuk kalohet. (VIDEO)
40′ Sërish rrezikshëm Saka. Sulmuesi i Arsenalit futet në zonën kundërshtare, por nuk pason si duhet. (VIDEO)
38′ Saka hedh një top në zonë, që nuk shfrytëzohet nga skuadra e Arsenalit. Sfera kalon gjithë pasqyrën e portës.
31′ Raja ndal gjuajtjen e Mbape. Madrilenët shfaqen rrezikshëm në zonën e Arsenalit. (VIDEO)
30′ Arsenali zhvendoset në mesfushën e Realit. Sërish minuta të mira për vendësit që mundohet të diktojnë lojën.
24′ Drithërima nga Mbape, i cili mori një pasim nga Vinicius. Goditja e francezit përfundoi mbi kuadrat, ndërsa gjyqtari sinjalizoi në fund për pozicion jashtë loje. (VIDEO)
21′ Mbape pason për Vinicius. Ky i fundit kërkon golin në pozicion diagonal. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
15′ Gjykohet një rast për penallti nga VAR. Në fund gjithçka vazhdon normalisht. (VIDEO)
13′ Kurtua ndal gjuajtjen e Partej. Arsenali mjaft këmbëngulës, teksa goditja drejt kuadratit ishte qëndrore. (VIDEO)
9′ Vinicius tenton nga një pozicion i pamundur. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
7′ Saka provon direkt nga goditja këndore. Kurtua grushton sërish në këndore. (VIDEO)
6′ Reali rrezikon autogolin. Topi i Rydiger gjen Kamavingën dhe më pas përfundon jashtë. (VIDEO)
4′ Vinicius tenton portën pas një me kundërsulm, por është portieri Raja që pret pa problem. (VIDEO)
1′ Nis ndeshja.
FORMACIONET ZYRTARE
Arsenal: Raja; J. Timber, Saliba, Kivior, Ljuis-Skelli; Odegard, Partej, Rajs; Saka, Merino, Martineli
Trajner: Mikel Arteta
Real Madrid: Kurtua; Alaba, Asensio, Rudiger, Valverde, Modriç, Bellingam, Kamavinga, Rodrigo, Mbape, Vinicius
Trajner: Karlo Ançeloti
PANORAMASPORT.AL