Atletiko Madrid do të presë në orën 21:00 Real Madridin në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të në La Liga. Ky është derbi i parë që do të luhet për këtë sezon.
“Los Blancos” do të kërkojnë fitoren e 6-të radhazi, ndërsa “Los Colchoneros” vijnë në këtë duel pas dy fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.
Trajnerët Diego Simeone dhe Karlo Ançeloti kanë publikuar formacionet zyrtare.
LIVE
ATLETIKO MADRID 2-0 REAL MADRID
4′ Morata, 18′ Grizman
NGJARJET KRYESORE
22′ Modriç tenton të befasojë Oblak, por topi përfundon mbi traversë.
18′ GOOOL ATLETIKO MADRID 2-0! Saul Niguez i jep asist Grizmanit, ky i fundit e shfrytëzon rastin si duhet dhe mposht Kepën me një gjuajte me kokë. (VIDEO)
15′ Alaba gjuan me të majtën nga goditja e lirë, por topi bllokohet nga muri mbrojtës, ekzaktësisht nga Himenez.
10′ Koke godet me kokë topin i cili shërben si asist për Himenez, ky i fundit gjuan drejt portës por shkon pak larg shtyllës së djathtë. (VIDEO)
9′ Fran Garcia kroson në zonë, por topi largohet nga mbrojtja e Atletikos.
4′ GOOOL ATLETIKO MADRID 1-0! Samuel Lino harkon drejt Moratës, ky i fundit mposht lehtësisht portierin me një goditje me kokë në këndin e poshtëm të djathtë. (VIDEO)
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE
ATLETIKO MADRID-REAL MADRID
PANORAMASPORT.AL