Në Spanjë luhet sonte ndeshja e shumëpritur midis Barcelonës dhe Napolit, e vlefshme për raundin e 1/8 të Ligës së Kampionëve.
Të dy skuadrat vijnë nga dy sezone jo mjaft të mira në kampionatet respektive, dhe e shohin Champions si mundësinë e vetme që i ka ngelur për të bërë mirë.
Ndeshja e parë në “Diego Armando Maradona” të Napolit u mbyll me shifrat e barabarta 1-1 duke lënë të hapur gjithçka për përballjen e sotme.
LIVE BARCELONA-NAPOLI 2-1
15′ Lopez, 17′ Zhoao Kanselo / 30′ Rrahmani
NGJARJET KRYESORE
45’+4’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 2-1 të Barcelonës.
40’ Jamal gjen në zonë Levandovskin i cili rrotullohet dhe gjuan por nuk gjen portën. (VIDEO)
34’ Ter Shtegen shpëton katalanasit nga goli i barazimit, teksa devijon mbi traversë gjuajtjen me kokë të Di Lorencos. (VIDEO)
30′ GOOOL NAPOLI! Rrahmani nis një aksion nga e djathta dhe është përsëri kapiteni i Kosovës ai i cili e finalizon në portën e vendasve. (VIDEO)
17’ GOOOL BARCELONA! Sulm i shpejtë i katalanasve me Rafinja i cili para Meret godet shtyllën por vjen me shpejtësi Kanselo i cili çon sferën në rrjetë. (VIDEO)
15’ GOOOL BARCELONA! Aksion i shpejtë në të majtën i Rafinja, pasimi në qendër gjen Lopez i cili nuk gabon. (VIDEO)
13’ Përsëri Lopez i shmanget mbulimit të mbrojtjes dhe para Meret, gabon duke çuar topin mbi traversë.
9’ Lopez shfaqet në kufijtë e zonës në të djathtën dhe provon një diagonale, duke çuar sferën jashtë.
4’ Sulm i shpejtë i Napolit me Osimhen, por gjuajtja e këtij të fundit ndalet nga Ter Shtegen. (VIDEO)
1’ Nis dueli në Spanjë.
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL