Barcelona do të presë Real Madridin në orën 16:15, në “Estadio Olimpiko”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të La Liga.
Skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën në “Klasiken” e parë të sezonit. Momentalisht blaugranat renditen në vendin e 3-të me 24 pikë ndërsa “Los Blancos” në vendin e 2-të me 25 pikë.
Trajnerët Çavi dhe Ançeloti kanë hedhur në fushë më të mirët për të triumfuar në këtë supersfidë.
Në sy bien dy mungesa të mëdha si për vendasit ashtu dhe miqtë. Levandovski dhe Modriç do ta nisin sfidën nga stoli.
LIVE
BARCELONA 1-0 REAL MADRID
6′ Gyndoan
NGJARJET KRYESORE
72′ Lopez i lë vendin Romeu te Braça.
68′ I zakonshmi Belingham barazon rezultatin me një perlë jashtë zonës. (VIDEO)
64′ Kanselo provon brenda zonës, por gjuajtja e tij devijohet nga Alaba.
63′ Zëvendësim i dyfishtë te Reali, Kros dhe Rodrigo dalin nga fusha dhe në lojë hyjnë Modriç dhe Joselu.
61′ Ndryshimi i parë te Bracelona, Ferran Torres i lë vendin Levandovskit.
57′ Kros provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, pret Ter Shtegen pa problem.
52′ Zëvendësim, Mendi i lë vendin Kamavingës te Reali.
51’ Barcelona ka dy mundësi shënimi brenda një aksioni, por fillimisht shtylla dhe më pas portieri i mohojnë vendasve golin e dytë.
45’+3′ Mbyllet pjesa e parë.
45′ Akordohet 1 minutë
38′ Karvahal merr një top të mirë në zonë por nuk arrin ta shfrytëzojë si duhet dhe godet rrjetën e jashtme. (VIDEO)
36′ Gyndoan dërgon një pasim por asnjë nga shokët e tij të skuadrës nuk e arrin.
28′ Zhoao Feliks rrëzohet në zonë, pretendon për 11 metërsh, por arbitri vijon lojën. (VIDEO)
22′ Rudiger lëshon predhën drejt portës, por nuk arrin të shënjestrojë si duhet dhe topi përfundon jashtë. (VIDEO)
21′ Feliks i jep një asist të mirë Ferran Torresit, ky i fundit tentoi të godasë, por topi bllokohet nga mbrojtja e “Los Blancos”-ve.
16′ Fermin Lopez lëshon një goditje nga brenda zonës, por shtylla e majtë i mohon golin e sigurt. (VIDEO)
13′ Vinicius merr një pasim të mirë pak jashtë kuadratit dhe lëshon një goditje nga një pozicion premtues, por gjuajtja bllokohet nga një mbrojtës i Barcelonës.
8′ Vinicius dërgon një top në zonë, Ter Shtegen del dhe largon rrezikun.
6′ GOOOL BARCELONA 1-0/ Mbrojtja e Realit totalisht në gjumë, Gyndoan përfiton nga mundësia e artë dhe shënon vetëm pas 6 minutash lojë (VIDEO)
1′ Starton dueli!
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL