Barcelona dhe Real Madrid do të përballen në orën 22:00. Kupa e Mbretit, njëjtë si Superkupa, do të njohë fituesin e këtij edicioni pikërisht në “El Clasico”.
Kilian Mbape do të jetë në stol për Realin sot kundër Barcelonës. Sulmuesi francez nuk është llogaritur si titullar nga Ançeloti, pas rikuperimit nga dëmtimi. Formacioni zyrtar i klubit madrilen ësht♪7 publikuar si gjithmonë rreth dy orë para ndeshjes. Te Barcelona bie në sy mungesa e Levandovskit, i cili është i dëmtuar.
Një finale në Kupë mes Realit dhe Barçës mungonte prej 11 vitesh. Barça ndërkohë i ka fituar përballet e këtij sezoni përballë madrilenëve.
LIVE BARCELONA-REAL MADRID 1-0
28′ Pedri
NGJARJET KRYESORE
45’+2’ Vinicius niset me shpejtësi drejt zonës, ku rrëzohet nga Inigo Martinez. Por në vend të penalltisë, gjyqtari vërshëllen për pozicion jashtë loje. (VIDEO)
44’ Shtylla shpëton madrilenët nga autogoli! Pas një goditje këndi, topi devijohet në zonë në fund nga Rydiger, i cili çon sferën në shtyllën e portës së tij. (VIDEO)
38’ Ferran Torres niset i vetëm drejt zonës, por më pas ndalet nga Rudiger në momentin e fundit.
35’ Bellingam merr një top në qendër të zonës dhe mposht Sheznin, por goli i tij anulohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)
28’ GOOOL BARCELONA! Jamal shkëputet në të djathtën, sheh Pedrin në qendër dhe pason për mesfushorin i cili lëshon nga jashtë zonës një predhë të pakapshme për Kurtua. (VIDEO)
26’ Ançeloti kërkon me zë të lartë një prekje topi me dorë të lojtarëve të Barçës dhe përfundon i ndëshkuar me karton të verdhë për protesta. (VIDEO)
21’ Pas një goditje dënimi të harkuar në zonë, Kunde gjuan me kokë por Kurtua devijon mbi traversë. (VIDEO)
19’ Jamal provon me të majtën, sfera shkon jashtë, jo shumë larg shtyllës së largët. (VIDEO)
17’ Katalanasit kërkojnë penallti, për një prekje të topit me dorë në zonë nga Valverde, gjyqtari lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)
13’ Shpërthim i Jamal në krahun e djathtë, detyron madrilenët t’i dhurojnë një goditje këndi.
8’-11’ Reali humb menjëherë një lojtar, pasi Mendi dëmtohet pas një kontakti me Kunde dhe kërkon zëvendësim. Në lojë hyn Fran Garsia.
6’ Vinicius zihet në pozicionin e famshëm jashtë loje të katalanasve që në tentativën e parë për të dalë në krahun e majtë. (VIDEO)
3’ Ferran Torres hyn në zonë nga e majta, pasimi në qendër largohet nga Tçuameni në këndore. (VIDEO)
1’ Nis dueli në Sevilje.
FORMACIONET ZYRTARE
Barcelona: Shezni; Gerard Martin, Kubarsi, Martinez, Kunde, Pedri, Olmo, De Jong, Jamal, Ferran, Rafinja
Trajner: Hansi Flik
Real Madrid: Kurtua; Mendi, Rudiger, Asencio, Vaskez, Bellingam, Sebajos, Tçuameni, Valverde, Vinicius, Rodrigo
Trajner: Karlo Ançeloti
PANORAMASPORT.AL