Belgjika do të përballet me Sllovakinë, takim i vlefshëm për Grupin E të Kampionatit Europian 2024.
Belgët vijnë si rrallë herë në një kompeticion madhor, si jo pretendentë për fitimin e trofeut. Kjo ndoshta edhe se brezi i artë që Belgjika ka pasur po fillon edhe plaket, por edhe nga dështimet e shumta ndër vite, ku ata nuk kanë mundur të tregojnë potencialin e tyre. Megjithatë ata sot vijnë të karikuar që t’i tregojnë të gjithë kritikëve se e kanë gabim.
Nga ana tjetër është Sllovakia, një skuadër e dobët në letër por që nuk duhet nënvlerësuar. Ata do të hyjnë në fushë që të japin më të mirën dhe t’i tregojnë të tjerëve që nuk janë kualifikuar kot për në Europian.
REZULTATI LIVE | BELGJIKË-SLLOVAKI 0-1
7′ Shranz
NGJARJET KRYESORE
74′ Belgjika e ka humbur fare sensin e lojës, nuk po munden të bëjn5 as dy pasime.
69′ 2 zëvendësime në radhët e Sllovakisë, dalin nga fusha e lojës Bozenik dhe Haraslin dhe futen Straleç dje Suslov.
65′ De Bryjne provon me një goditje nga jashtë zone por bllokohet nga mbrojtja sllovake.
63′ Portieri sllovak nuk e largon mirë topin nga krosimi dhe sfera përfundon në këmbët e Bakajokos, ky i fundit gjuan dhe largohet në vijën fatale nga Hançko. (VIDEO)
62′ Tjetër shans i mirë për Lukakun, sulmuesi shërbehet nga De Bryjne dhe provon fluturimthi por vetëm rrjetë e jashtme. (VIDEO)
59′ Trosard provon goditjen nga distanca që pritet nga portieri sllovak.
58′ Zëvendësim te Belgjika, del nga fusha e lojës Mangala dhe futet Bakajoko.
56′ Lukaku i pafat, shënoi për të kthyer baraspeshën por gjyqtari e anulon golin për pozicion jashtë loje. (VIDEO)
55′ Lukaku provon goditjen nga mesi i zonës, por ishte qëndore në duart e portierit sllovak.
52′ Vavro provon goditjen nga gjysma e fushës, me topin që shkon gjitur me shtyllën.
47′ Haraslin depërton bukur nga krahu i majtë dhe provon goditjen, por gjuajtja e tij shkon jashtë.
46′ Starton pjesa e dytë.
45+2′ Mbyllet pjesa e parë.
45′ Gjyqtari akordon 2 minuta shtesë.
42′ Lukaku nuk i beson syve. Belgu kontrrollon keq topin para portës dhe humbet shansin e golit. (VIDEO)
41′ Autori i golit Shranz ndëshkohet me karton të verdhë.
39′ Sllovakët provojnë goditjen ngadistanca, portieri Kastil bën një superpritje dhe lë të tijët në lojë.
35′ De Bryjne kroson nga goditja e këndit dhe gjen Onanan, ky i fundit godet me kokë por gjuajtja ishte qëndrore në duart e portierit sllovak.
33′ Doku tregohet shumë i lëvizsshëm nga krahu i djathtë, provon të krosoj në zonë por largon Shkriniar.
30′ Mangala ndëshohet me karton të verdhë në radhët e Belgjikës.
28′ Krosim në zonë nga Karrasko që ndodhet në krahun e majtë, largon mbrojtja sllovake.
25′ Sllovakët provojnë me forca të pakta të sulmojnë por kanë si objektiv kryesorë që të mos pësojnë gol.
20′ Shans i artë për belgët, De Bryjne i bën presion portierit Dubravka me këtë të fundit që detyrohet të pasojë gabim te Trosard. Lojtari i Arsenalit humbet me portën e boshatisur. (VIDEO)
15′ Sllovakët mbyllen mirë mbrapa, raujnë avantazhin.
10′ Belgjika provon të kundërpërgjigjet, provojnë me vertikalizime në zonë por asgjë konkrete.
7′ GOOOOOOOOOL SLLOVAKIA! Një gabim në mbrotjen belge çon në golin e sllovakëve, Shranz kalon të tijët në avantazh. (VIDEO)
1′ Starton takimi.
FORMACIONET ZYRTARE
BELGJIKË (4-2-3-1): Kastils; Karrasko, Debist, Faes, Kostanje; Onana, Mangala; Doku, De Bryjne, Trosard; Lukaku | Trajner: Domeniko Todesko
SLLOVAKI (4-3-3): Dubravka; Pekarik, Vavro, Shkriniar, Hançko; Kuçka, Lobotka, Duda; Shranz, Bozenik, Haraslin | Trajner: Françesko Kalcona
SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL