• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

LIVE BELGJIKË-SLLOVAKI / Starton pjesa e dytë, belgët në kërkim të baraspeshës (VIDEO)

17/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Belgjika do të përballet me Sllovakinë, takim i vlefshëm për Grupin E të Kampionatit Europian 2024.

Capture

Belgët vijnë si rrallë herë në një kompeticion madhor, si jo pretendentë për fitimin e trofeut. Kjo ndoshta edhe se brezi i artë që Belgjika ka pasur po fillon edhe plaket, por edhe nga dështimet e shumta ndër vite, ku ata nuk kanë mundur të tregojnë potencialin e tyre. Megjithatë ata sot vijnë të karikuar që t’i tregojnë të gjithë kritikëve se e kanë gabim.

Nga ana tjetër është Sllovakia, një skuadër e dobët në letër por që nuk duhet nënvlerësuar. Ata do të hyjnë në fushë që të japin më të mirën dhe t’i tregojnë të tjerëve që nuk janë kualifikuar kot për në Europian.

Capture

REZULTATI LIVE | BELGJIKË-SLLOVAKI 0-1

7′ Shranz

NGJARJET KRYESORE

47′ Haraslin depërton bukur nga krahu i majtë dhe provon goditjen, por gjuajtja e tij shkon jashtë.

46′ Starton pjesa e dytë.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë. 

45′ Gjyqtari akordon 2 minuta shtesë.

42′ Lukaku nuk i beson syve. Belgu kontrrollon keq topin para portës dhe humbet shansin e golit. (VIDEO)

41′ Autori i golit Shranz ndëshkohet me karton të verdhë.

39′ Sllovakët provojnë goditjen ngadistanca, portieri Kastil bën një superpritje dhe lë të tijët në lojë.

35′ De Bryjne kroson nga goditja e këndit dhe gjen Onanan, ky i fundit godet me kokë por gjuajtja ishte qëndrore në duart e portierit sllovak.

33′ Doku tregohet shumë i lëvizsshëm nga krahu i djathtë, provon të krosoj në zonë por largon Shkriniar.

30′ Mangala ndëshohet me karton të verdhë në radhët e Belgjikës.

28′ Krosim në zonë nga Karrasko që ndodhet në krahun e majtë, largon mbrojtja sllovake.

25′ Sllovakët provojnë me forca të pakta të sulmojnë por kanë si objektiv kryesorë që të mos pësojnë gol.

20′ Shans i artë për belgët, De Bryjne i bën presion portierit Dubravka me këtë të fundit që detyrohet të pasojë gabim te Trosard. Lojtari i Arsenalit humbet me portën e boshatisur. (VIDEO)

15′ Sllovakët mbyllen mirë mbrapa, raujnë avantazhin.

10′ Belgjika provon të kundërpërgjigjet, provojnë me vertikalizime në zonë por asgjë konkrete.

7′ GOOOOOOOOOL SLLOVAKIA! Një gabim në mbrotjen belge çon në golin e sllovakëve, Shranz kalon të tijët në avantazh. (VIDEO)

1′ Starton takimi.

FORMACIONET ZYRTARE

BELGJIKË (4-2-3-1): Kastils; Karrasko, Debist, Faes, Kostanje; Onana, Mangala; Doku, De Bryjne, Trosard; Lukaku | Trajner: Domeniko Todesko

SLLOVAKI (4-3-3): Dubravka; Pekarik, Vavro, Shkriniar, Hançko; Kuçka, Lobotka, Duda; Shranz, Bozenik, Haraslin | Trajner: Françesko Kalcona

Capture

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Sllovakia befason Belgjikën, kalon në avantazh në ndeshjen e Europianit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.