Bolonja-Milan është ndeshja e cila mbyll javën e parë të Serisë. Një ndeshje ku ka shumë kuriozitet rreth paraqitjes që do të bëjnë kuqezinjve, të cilët vijnë nga një edicion i mbyllur me dritë-hije.
Kuqezinjtë kanë bërë lëvizje të rëndësishme në merkato dhe trajneri Stefano Pioli ka vendosur të hedhë në fushë nga minuta e parë tre debutues me Loftus-Çik, Reijnders dhe Pulishiç të cilët do të jenë në fushë që në start ndaj Bolonjës.
LIVE
BOLONJA 0-2 MILAN
11′ Zhiru, 21′ Pulishiç
NGJARJET KRYESORE
45’+4′ Mbyllet pjesa e parë, kuqezinjtë në avantazh të dyfishtë.
45’+1′ Lykogianis gjuan nga goditja e lirë, por topi fluturon lart mbi traversë. (VIDEO)
45′ Akordohen 4 minuta shtesë.
40′ Teo Hernandez pëson një dëmtim pas përplasjes me portierin. (VIDEO)
28′ Zhiru merr një kros të saktë brenda zonës dhe godet drejt portës, por Skorupski bën një pritje të mirë. (VIDEO)
21′ GOOOL MILAN 0-2! Zhiru i jep një asist perfekt, Pulishiç godet drejt portës dhe topi përfundon brenda. Portieri nuk ka asnjë shans për ta pritur (VIDEO)
11′ GOOOL MILAN 0-1! Pulishiç i jep një pasim të bukur Zhirusë brenda zonës, ky i fundit me një përpjekje të saktë shkund rrjetën e Skorupskit. Francezi kalon në avantazh kuqezinjtë (VIDEO)
2′ Lykogianis godet drejt portës, por traversa i mohon golin. (VIDEO)
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE
BOLONJA (4-3-3): Skorupski; Posh, Beukema, Lukumi, Lykogianis; Ferguson, Dominguez, Moro; Ndoje, Zirkze, Ebisher.
Trajner: Tiago Mota
MILAN (4-3-3): Menja; Kalabria, Çau, Tomori, Teo Hernandez; Loftus-Çik, Kruniç, Reijnders; Pulishiç, Zhiru, Leao.
Trajner: Stefano Pioli
PANORAMASPORT.AL