Monday, 31. August 2026
Sport

LIVE BOLONJA-MILAN/ Zhbllokohet dueli, Zhiru e nis me gol sezonin e ri në Serinë A (VIDEO)

GS 21/08/2023 1 Min. Lesezeit

Bolonja-Milan është ndeshja e cila mbyll javën e parë të Serisë. Një ndeshje ku ka shumë kuriozitet rreth paraqitjes që  do të bëjnë kuqezinjve, të cilët vijnë nga një edicion i mbyllur me dritë-hije.

bolonja milan

Kuqezinjtë kanë bërë lëvizje të rëndësishme në merkato dhe trajneri Stefano Pioli ka vendosur të hedhë në fushë nga minuta e parë tre debutues me Loftus-Çik, Reijnders dhe Pulishiç të cilët do të jenë në fushë që në start ndaj Bolonjës.

LIVE

BOLONJA 0-1 MILAN

11′ Zhiru

NGJARJET KRYESORE

11′ GOOOL MILAN 0-1! Pulishiç i jep një pasim të bukur Zhirusë brenda zonës, ky i fundit me një përpjekje të saktë shkund rrjetën e Skorupskit. Francezi kalon në avantazh kuqezinjtë (VIDEO)

2′ Lykogianis godet drejt portës, por traversa i mohon golin. (VIDEO)

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

BOLONJA (4-3-3): Skorupski; Posh, Beukema, Lukumi, Lykogianis; Ferguson, Dominguez, Moro; Ndoje, Zirkze, Ebisher.
Trajner: Tiago Mota

MILAN (4-3-3): Menja; Kalabria, Çau, Tomori, Teo Hernandez; Loftus-Çik, Kruniç, Reijnders; Pulishiç, Zhiru, Leao.
Trajner: Stefano Pioli

PANORAMASPORT.AL

Teilen: