Stadiumi legjendar “SIgnal Iduna Park”, pret sot ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve mes Borusia Dortmund dhe PSG-së. Për gjermanët është një mënyrë e mirë për të treguar se nuk janë rastësisht këtu, teksa sfidojnë një nga ekipet e kuotuara për të luftuar deri në fund për trofeun.
Edin Terziç i ka bërë vend në fushën e lojës nga minua e parë emrave si Sanço e Adejemi në repartin e avancuar, teksa ka lënë në stol Rojs, apo edhe Haller e Mukoko.
Nga ana tjetër, Luis Enrike ka zgjedhur të rinjtë për t’i vendosur përkrah Mbape në kërkim të rezultatit pozitiv, pasi janë Barkola e Zair-Emeri në fushë nga minuta e parë dhe jo emra si Asensio, Soler, Kolo-Muani apo Gonçalo Ramos.
LIVE BORUSIA DORTMUND-PSG 1-0
36′ Fyllkryg
NGJARJET KRYESORE
45’+5’ Mbyllet pjesa e parë me shifrat 1-0 në favor të Borusia Dortmund.
45’+2’ Dembele nga e djathta në fundore nis një top drejt qendrës që largohet nga Rajerson.
45’ Jepen 4 minuta shtesë.
44’ Predhë e Sabitzer nga e majta, Donaruma grushton topin dhe shpëton portën. Vendasit më pas kërkojnë penallti për një kontakt në zonë, por gjyqtari vazhdon lojën. (VIDEO)
42’ Lukas Hernandez nuk mund të vazhdojë më për shkak të problemeve fizike, dukë i bërë vend Berardos në radhët e PSG-së.
36’ GOOOL BORUSIA DORTMUND! Top në thellësi për Fyllkryg i cili i ikën pozicionit jashtë loje dhe i vetëm para Donarumas nuk gabon. (VIDEO)
34’ Barkola shmang një lojtar nga e majta, pasimi i tij në qendër largohet nga mbrojtja.
32’ Duartrokitje për Adejemin, i kthyer me shpejtësi në mbrojtje për të ndalur një shpërthim të Dembele në krahun e djathtë.
23’ PSG merr kontrollin e lojës duke u munduar që të nisë Mbape drejt portës, por ai është i rrethuar nga lojtarët vendas.
19’ Matsen është i ndëshkuari i parë me të verdhë për një faull ndaj Zair-Emeri.
17’ Dembele është ai i cili provon përsëri me të majtën të gjejë portën, sfera shkon shumë larg katërkëndorit.
13’ Sabitzer përfiton nga një hapësirë në të djathtën dhe shfaqet para Donarumës, por ky i fundit i mbyll rrezen e portës me daljen e tij.
11’ Dembele shmang ndërhyrjen e dy lojtarëve dhe lëshon një diagonale nga jashtë zonës, sfera nuk gjen katërkëndorin. (VIDEO)
6’ Adejemi nga e djathta harkon në zonë, sfera devijohet në këndore.
4’ Vendasit janë më kërkues në minutat e parë, teksa mbajnë plotësisht kontrollin e topit [ërballë PSG-së së kujdesshme në prapavijë.
1’ Nis dueli në Gjermani.
FORMACIONET ZYRTARE
BORUSIA DORTMUND: Kobel, Humels, Shloterbek, Rajerson. Matsen, Sabitzer, Xhan, Brandt, Sanço, Adejemi, Fyllkryg.
Trajner: Edin Terziç
PSG: Donaruma, Hakimi, Markiinjos, L. Hernandez, N, Mendes, Fabian Ruiz, Vitinja, Zair-Emeri, Dembele, Barkola, Mbape.
Trajner: Luis Enrike
PANORAMASPORT.AL