Dinamo-Egnatia 2-0
Shënues: Malomo 36′, Bregu 42′
42’ – Goooool, Bregu ka dyfishuar shifrat përballë Egnatias me një verim individual, një gjuajtje mjaft e bukur e sulmuesit ka mposhtur portierin Tandilashvili.
36’ – Gooool! Dinamo ka arritur të zhbllokojë sfidën me anë të Malomo pas një aksioni të vrullshëm nga e djathta.
29’ – Egnatia organizon një aksion të shpejtë, por në fund Albanese nuk arrin të përfitojë duke u bllokuar nga mbrojtja dinamovite.
25’ – Dinamo krijon mundësinë e parë të rrezikshme në zonën e Egnatias, por goditja e Guindos ka përfunduar mbi traversë.
Rinis sfida pas 13 minutash pritje…
Loja është ndërprerë në “Air Albania”, pritet ambulanca
5’ – Një përplasje e fortë mes Bakajokos dhe portierit Teqja ka bërë që portieri i Dinamos të lërë fushën i dëmtuar, ndërsa sulmuesi i Egnatias është ndëshkuar me karton të kuq pas një rishikimi në VAR.
1’ – Egnatia jep sinjalin e parë në drejtim të portës së Dinamos me një goditje të Ruçit, por Teqja është i kujdesshëm.
Ka nisur në “Air Albania” finalja e Kupës së Shqipërisë mes Dinamos dhe Egnatias, që po vjen për shikuesit në ekranin e RTSH.
Dinamo-Egnatia
Dinamo: Teqja, Ismaili, Dita, Aliji, Neziri, Qardaku, Qefalija, Malomo, Bregu, Guindo, Nani. Trajner: Ilir Daja
Egnatia: Tandilashvili; Alijev, Xhemajli, Sota, Fangaj, Haime, Fernando, Aleksi, Ruçi, Bakajoko, Albanese. Trajner: Nevil Dede