Friday, 16. October 2026
Sport

Live/ Dita e 4-të e protestës në Tiranë, bllokohet qarkullimi te “Myslym Shyri”, nis marshimi drejt Ministrisë së Arsimit

GS 16/10/2026 1 Min. Lesezeit

Studentët dhe gjimnazistët kanë dalë sërish në protestë, në ditën e katërt të tubimeve. Protestuesit janë mbledhur në grupe të vogla në sheshin “Skënderbej” dhe janë shpërndarë në rrugë të ndryshme të kryeqytetit.

Një prej akseve të bllokuara është rruga “Myslym Shyri”, kjo pasi protestuesit janë ulur në rrugë, duke penguar qarkullimin e automjeteve.

Tubimi ishte paralajmëruar të niste në orën 11:00. Krahas studentëve, protestës i janë bashkuar edhe qytetarë të grupmoshave të ndryshme.

Protesta është zhvilluar edhe në qytete të tjera të vendit, ku studentët kanë dalë në rrugë për të shprehur kërkesat e tyre. Në Lezhë, situata është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Sipas raportimeve paraprake, një person dyshohet se ka mbetur i lënduar.

Kjo është dita e katërt e protestës së gjimnazistëve dhe studentëve, të cilët vijojnë mobilizimin në disa qytete të vendit.

/rtsh.al/

Teilen: